Një nga njerëzit më të lumtur në botë sot është Zlatan Ibrahimovic, pasi arriti të fitojë kampionatin me Milanin, duke u ndjerë i justifikuar për vendimin e tij për të vazhduar të luajë futboll.
Gjatë festimeve për titull, ai u pyet për të ardhmen e tij dhe nëse do të vazhdojë të luajë futboll dhe i la të hapura të gjitha mundësitë.
“Do të vazhdoj të luaj nëse ndihem mirë në gjendjen time fizike. Vendimi im do të merret së shpejti. “Kam pasur shumë probleme fizike, por do të vendos së shpejti”, tha 40-vjeçari, i cili iu referua edhe Minos Raiolas.
“Skudeto është për Raiolën. Është titulli i parë që fitoj pa MinoN në krah”, tha sulmuesi legjendar.