×
  • Sport
  • Sport

    Ibrahimoviç: Duke u plakur po bëhem edhe më i mirë

    Insajderi
    05 June 2016 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zlatan Ibrahimoviç insiston se ai është duke bërë më i mirë me kalimin e viteve. 34 vjeçari, Zlatan Ibrahimviç, i cili mund ta transferohet në Manchester United gjatë kësaj vere, ka mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke thyer rekorde. Edhe përkundër se 34 vjeçar, Ibrahimovic shënoi 50 gola në 51 paraqitje në të gjitha garat, rekord personal ky që nuk e kishte arritur kurrë më parë.

    Ibrahimovi ç, i cili po përgatitet për Euro 2016 me Suedinë, raportohet se është afër transferimit në ‘Old Trafford’. Ai në konferencën për media sërish nuk tregoi klubin e ri, por bëri të ditur se kudo që shkon do të jap maksimumin edhe përkundër moshës që ka.

    “Nuk ka rëndësi a jam 34 apo 35, kurrë s’kam pasur sezon më të mirë se ai që lamë pas”, tha Ibrahimovic për Daily Mirror.
    “Ende jam duke u rritur si lojtar. I kam thënë vetës se ende mund të luaj në nivelet më të larta dhe po vazhdoi ta bëjë këtë”, shtoi Ibra, i cili lidhet me një kalim të mundshëm në ‘Old Trafford’. /Express/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark