Milan fitoi Scudetton ditën e djeshme dhe një nga ngjarjet e shumta të cilët u vunë re ishte dhe fjalimi i Zlatan Ibrahimovic në dhomat e zhveshjes. Suedezi mblodhi të gjithë ekipin dhe mbajti një fjalim prej lideri.
“Kur filluam ditën e parë, kur mbërrita, nuk besuan shumë tek ne. Kur e kuptuam se po bënim sakrifica, vuajtëm, besuam dhe filluam të punonim, në këtë moment u bëmë grup dhe kështu mund të bëjmë këto gjëra që kemi bërë.
“Sot jemi kampionët e Italisë, dua të falenderoj lojtarët dhe flas në emër të të gjithëve, duam të falenderojmë edhe Paolo, Ricky dhe Ivan. Nuk ishte e lehtë, por ne luftuam si grup.
Në fillim askush nuk besoi dhe me këto fjalë u bëmë më të fortë. Jam shumë krenarë për të gjithë ju. Tani më bëni të gjithë një nder!
Festoni si kampionë sepse Milano nuk është Milan, por Italia është Milan”, këto ishin fjalët emocionuese të Zlatan Ibrahimovic.