×
  • Sport
  • Sport

    Ibrahimoviç mund të kishte përfunduar tek Sunderlandi

    Insajderi
    25 December 2016 - 23:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-trajneri Sunderlandit, Peter Reid ka deklaruar se ishte afër të nënshkrunte me Zlatan Ibrahimovic në kohën kur ai ishte pjesë e Ajaxit

    Ibrahimovic është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë, ndërsa kur të gjithë prisnin që ai të dështojë në Premier League, ai tani po i demanton të gjithë me formën e mrekullueshme që po e kalon me Manchester United.

    Ndërkaq, sipas ish-trajnerit të Sunderlandit, Peter Reid, suedezi ishte afër kalimit në skuadrën nga veri-lindja e Anglisë kohë më parë, njofton Insajderi.

    “Të jemi të sinqertë, Ajaxi ishte klub më i madh se ne dhe Premier League nuk ishte aq e madhe sa është sot. Unë kam pëlqyer sulmuesit e gjatë. Ne kishim dy lojtarë suedez në skuadër dhe u munduam që nëpërmjet tyre t’a bindnim Ibrahimovic të vinte te ne, por nuk funksionoi kjo me sukses”, deklaroi Reid.

    Ibrahimoviç ka një kontratë me Manchester United që skadon në fund të këtij edicioni. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark