×
  • Sport
  • Sport

    Icardi fluturoi për në Argjentinë për të firmosur divorcin me Wandan? Del në skenë një tjetër hipotezë

    Insajderi
    04 October 2022 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me sa duket 48 orët e kaluara nga Mauro Icardi në Argjentinë nuk kishin për qëllim nënshkrimin e letrave të divorcit. Lojtari dhe Wanda Nara janë sërish në qendër të vëmendjes për historinë e tyre, e cila mund të thuhet se është në krizë.

    Shumica e mediave folën për ikjen e Icardit në Argjentinë si një përpjekje e dëshpëruar për të rikuperuar marrëdhënien me ish-gruan e tij. Nga mediat argjentinase, megjithatë, u zbulua ekskluzivisht tek Gente se Mauro Icardi do të kishte udhëtuar në Argjentinë për të regjistruar pjesëmarrjen e tij në Cantante Mascherato (Program muzikor).

    Uuy

    Për momentin nuk dihet se kur do të transmetohet episodi, në të cilin do marrë pjesë edhe Maurito. Flitet edhe për pajtim mes të dyve. Mauro Icardi i kthyer në Turqi ka postuar foton e avionit duke thënë se është i lumtur. Në foton e profilit të tij në Instagram është rikthyer një imazh ku shihet së bashku me Wandan. Angel de Brito, një gazetar nga Lam, foli për një rikthim të dashurisë dhe pajtimit. E vërtetë apo e gabuar? Historia vazhdon, në puntatën e radhës të telenovelës Wanda-Icardi. Një telenovelë pa fund…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark