×
  • Lajme
  • Lajme

    Ideja e Agim Bahtirit për “bashkimin e Mitrovicës”, reagon Bekim Jashari

    Insajderi
    24 December 2018 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I pari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se si kryetar Komune e përkrah inicimin e procedurës për ndryshim-plotësimin e Ligjit për kufijtë administrativë të komunave, me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.

    Në këtë mënyrë, Bekim Jashari e përkrah nismën e ndërmarrë nga kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri.

    “Sot ka filluar edhe zyrtarisht mbledhja e nënshkrimeve në Mitrovicë, dhe ne si institucione lokale do ta përkrahim peticionin për bashkimin e qytetit”, ka shkruar Bekim Jashari në profilin e tij në Facebook.

    Me kërkesën e kryetarit Agim Bahtiri sot në Mitrovicë ka filluar nënshkrimi i peticionit për  inicimin e procedurës për ndryshim – plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-041 për kufijtë administrativë të komunave me qëllim të bashkimit të komunës së Mitrovicës Veriore me komunën e Mitrovicës Jugore.

    Pas dorëheqjes së kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri kishte dalë me idenë për ndryshimin e Ligjit për kufijtë administrativ të komunave më qëllim bashkimin e Mitrovicës.

    Bahtiri për këtë ka marrë mbështetjen nga Kuvendi Komunal, por MAPL e ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

    Në një mbledhje urgjente të Kuvendit Komunal, që është mbajtur sot, Agim Bahtiri vendimin e Ministrisë së Administratës Publike e ka quajtur “skandaloz”, duke e ftuar që ta rishqyrtojë atë.

    “Sot kemi ardhur t’i themi MAPL’së që keni gabuar plotësisht dhe ky është një vendim skandaloz. Ne kemi bërë një kërkesë në Qeverinë e Kosovës dhe ajo është shumë legjitime dhe i ftoj ministrinë që t’i rishqyrtojë dhe të mos na lë në fund të rrugës”, tha ai.

    Sipas tij, kjo nuk është vetëm iniciativë e tij por e të gjithë krerëve shtetëror me çka është shprehur i bindur që do të ketë sukses.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark