×
  • Lajme
  • Lajme

    Identifikohet autori i vrasjes së 41-vjeçarit në Fier

    Insajderi
    07 December 2023 - 13:56

    Agim Gashi është autori i vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javori, ngjarje e ndodhur mesditën e së enjtes në lagjen “16 prilli” në Fier.

    Policia është duke ndjekur autorin 35-vjeçar për të bërë të mundur kapjen e arrestimit të tij. Ndërkaq, janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Vlorës.

    Viktima është qëlluar me dy plumba pistoletë teksa ka hapur derën e makinës tip Porsche.

    “41-vjeçari ka dalë me automjetin e tij tip “Porsche” në rrugën kryesore dhe mund t’i kenë zënë pritë. Kemi të bëjmë me një atentat. Po flitet për një pistë të dytë, për një konflikt personal mes autorit dhe viktimës. Nuk kishte të bënte me faktin që viktima ishte anëtar i një fisi të njohur në Fier. Mendohet, jo zyrtarisht, kemi të bëjmë me një person në afërsi të fshatit tjetër. Dëshmitarë okularë nuk ka pasur. Të vetmet prova janë pamjet filmike që policia i ka siguruar nga një vilë dhe makina që është ngjyrë e zezë”, raportoi gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark