×
  • Lajme
  • Insajderi

    Identifikohet i arrestuari për fajde në Gjakovë që u kap me 10 mijë euro

    Insajderi
    17 September 2021 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjashtë persona të dyshuar për fajde ranë në prangat e Policisë së Kosovës të enjten. Në rajonin e Gjakovës u arrestua vetëm një person.

    Gazeta Sinjali, bazuar në burime brenda organeve të sigurisë, raporton se i arrestuari në Gjakovë është Rrok Bezhi.

    Sipas Policisë, ai është kapur dje në flagrancë, rreth orës 14:0, në Gjakovë.

    Gjatë arrestimit te i dyshuari, Policia ka njoftuar se janë gjetur mjete financiare – para të gatshme të cilat viktima i kishte paguar këste për fajde. Po ashtu nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 10.000 (dhjetëmijë) euro para të gatshme, një veturë dhe një telefon.

    I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Ndërkohë Sinjali mëson se gjatë ditës do të bëhet kërkesa për paraburgim ndaj tij, si i dyshuar për fajde dhe detyrim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark