Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi ka thënë se Drita e mposhti ekipin e tij për shkak të përvojës që ka.
89-shi, pësoi në udhëtim te Drita me rezultatin 3:1.
Idrizi pas ndeshjes tha se ekipi i tij krijoi raste të shumta, por nuk arriti të tregohet efikas.
Po ashtu, sipas Idrizit, Drita fitoi pas penalltisë që e mori në fillim të pjesës së dytë.
“Duke marrë parasysh se kur krijon shumë raste kundër Dritës, është normale që përvoja e tyre na ndëshkoi. Ndoshta, nuk jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve por krijuam shumë raste. Çelësi kryesor i fitores së Dritës ishte penalltia që u shkaktua. Sepse aty ekipi pësoi një rënie, gjë që nuk guxon të na ndodh në të ardhmen. Neve na mbetet të punojmë në aspektin psiqik me lojtarët për t’u mos dorëzuar asnjëherë deri në fund të ndeshjes”, tha Idrizi për Artsport.