×
  • Lajme
  • Lajme

    Ikballe Huduti: Kurani në gjuhën shqipe është i përkthyer shumë keq

    Insajderi
    21 November 2020 - 23:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ikballe Berisha Huduti për publikun në Kosovë njihet si mbështetëse e islamit shiit që kryesisht është i shtrirë në Iran e Irak.

    Në RTV Dukagjini ka prezantuar statistika për shpërndarjen e myslimanëve në Kosovë.

    “Shiit do të thotë pasues të familjes së Profetit Muhamed. Pasues të kësaj doktrine janë 45% të myslimanëve në Kosovë. Pasues të tarikateve, Ehli Bejtit në Kosovë janë 45% të myslimanëve në Kosovë. Pjesa tjetër janë suni që janë pasues të shokëve të Profetit Muhamed”, tha ajo.

    Huduti thotë se Bashkësia Islame e Kosovës e ka përvetësuar islamin në Kosovë.

    “Kush nuk ec me rregullat e tyre do të përjashtojnë. Bashkësia Islame është një OJQ ashtu siç e kam unë bashkësinë me 300 anëtarë. Bashkësia Islame nuk e përfaqëson popullatën”.

    Aktivistja fetare thotë se Bashkësia Islame në Kosovë nuk ka më ndikim te popullate.

    Huduti thotë se Kurani në gjuhen shqipe është shumë keq i përkthyer.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark