×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ikja e bujshme nga Bondsteel-i, rrëfehet Florim Ejupi i akuzuari për 11 vrasje

    Insajderi
    19 November 2020 - 20:51

    Florim Ejupi, i akuzuar për disa vrasje në Kosovë, ka rrëfyer momentin e rrallë ku para disa vitesh ai kishte arritur që të arratiset nga “Bondsteel-i”.

    Ai thotë se nuk janë të vërteta fjalët që ai ka ikur përmes koshit të teshave, duke thënë se ai ka arritur që të arratiset, pasi që kanë qenë dyert hapur.


    “Po shumë kollaj ka qenë më ik prej Bondsteel-i, dyert kanë qenë qel. Nuk është e vërtetë që jam futur në koshin e rrobave të palara. Thjeshtë dyert kanë qenë hapur dhe unë kam ikur”, ka thënë Ejupi në debat plus të rtv Dukagjinit.

    Ejupi ka folur edhe për akuzat e “Express -Nish”, ku një autobus me serbë, ishte hedhur në erë pas luftës në Kosovë.

    Video:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark