×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ikona e WWE në gjendje jo të mirë, Hulk Hogan nuk i ndjen më këmbët pas operacionit

    Insajderi
    30 January 2023 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ikona e WWE, Hulk Hogan, nuk i ndjen më këmbët e tij, sipas pohimit nga kolegu i tij Kurt Angle.

    Fituesi i medaljes së artë olimpike 54-vjeçar Kurt Angle, ka zbuluar se Hogan i tha atij se nuk i ndjen më këmbët pas operacionit në shpinë. Duke folur në programin e tij “The Kurt Angle Show”, ai tha:

    “Hogan iu nënshtrua përsëri operacionit në shpinën. Ai kishte prerë nervat e pjesës së poshtme të trupit. Këmbët pothuajse nuk i ndjen fare. Kështu ai përdor bastunin e tij për të ecur. Në fillim mendova se e përdorte sepse kishte dhimbje në shpinë. Por është e kundërta, ai nuk ndjen më asgjë fare.

    Më vjen shumë keq për të. Ai vuri zemrën dhe shpirtin e tij në karrierë, dhe ajo e hëngri. Nuk mund ta imagjinoj dot një shfaqje të WWE pa Hulk Hogan. Ai është emri dhe imazhi i kompanisë. Ai është djali që revolucionarizoi mundjen profesioniste”, përfundoi Kurt Angle./

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark