×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ilaçi i fuqishëm popullor me tre përbërës ngrit imunitetin

    Insajderi
    25 November 2020 - 07:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shurupi i gjetheve të dafinës është një qetësues natyral për dhimbjet e fytit. Ka një efekt antiseptik dhe është i shkëlqyeshëm në luftën kundër mukozave të përflakura, dhe përveç kësaj pastron rrugët e frymëmarrjes dhe forcon imunitetin.

    Një shurup kaq të efektshëm mund ta bëni vetë. Gjethja e dafinës shpesh përdoret në kuzhinë, si shtesë e pjatave, kështu që ndoshta e keni diku midis erëzave tuaja. Gjethet e saj janë të pasura me minerale të ndryshme, vitaminë B dhe janë një parandalues i shkëlqyeshëm për mbrojtjen e imunitetit.

    Përbërësit:

    6 gjethe dafine të thata

    limon

    3, 4 lugë çaji sheqer kafe ose mjaltë

    Përgatitja:

    Zieni 2 dcl e gjysmë ujë në një tenxhere. Shtoni një gjethe dafine në ujë, mbulojeni dhe gatuajeni për 5 deri në 10 minuta, më pas hiqni gjethet dhe derdhni ujin në një enë tjetër.

    Shtrydhni lëngun e një limoni në ujë dhe shtoni ëmbëlsuesin që keni zgjedhur, pastaj përziejeni gjithçka mirë. Konsumoni shurupin tri herë në ditë, me një lugë çaji.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark