Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur para ndeshjes që ekipi i tij pritet ta luajë kundër Sivassporit në “Fadil Vokrri”.
Daja në një konferencë për media tha se ndeshja në Prishtinë do të jetë më e vështirë se ajo e javës së kaluar.
“Presim të jetë një ndeshje akoma më e vështirë sesa në Turqi. Ata vijnë nga një fitore si vendas në kampionat. Ata kërkojnë revanshin ndaj nesh. Neve na bën më të fortë për shkak të se Sivasspori dhe ekipet tjera në grup kanë më shumë eksperiencë”, tha Daja.
Javën e kaluar ekipi nga Kosova i mposhti turqit me rezultat 3:4.
Derisa nesër me fillim nga ora 21:00, në Prishtinë, suharekasit do ta kenë ndeshjen e kthimit me Sivassporin.