Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është duke folur në një konferencë për media në prag të ndeshjes me Zalgirisin.
Ballkani dhe Zalgiris do të përballen të martën mbrëma me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Trajneri shqiptar ka thënë se Zalgirisi do të jetë kundërshtar i vështirë për ta, mirëpo ka shtuar se ata nuk do të dorëzohen.
“Kemi ndeshje të vështirë. Zalgiris është ekip që ka fituar tituj në Lituani. Gjithsesi nuk do të thotë se ne do futemi të dorëzuar në këtë ndeshje. Jemi përgatitur të japim më të mirën. Grupin e lojtarëve e kemi plot”, tha fillimisht Daja në konferencë.
I pranishëm në këtë konferencë për media të Ballkanit është edhe kapiteni i skuadrës, Edvin Kuç.