Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është duke mbajtur sonte ceremoninë “Lauratët 2023”.
Në këtë ceremoni është ndarë edhe çmimi për klubin më të mirë në Kosovë, si dhe për trajnerin e vitit.
Klubi më i mirë u zgjodh FC Ballkani, që mori pjesë në grupet e Ligës së Konferencës për herë të dytë radhazi.
Trajneri i vitit u zgjodh, Ilir Daja, i cili udhëhoqi Ballkanin drejt titullit të kampionit gjithashtu.