×
  • Lajme
  • Lajme

    Ilir Deda: Ramushi është më i qarti në politikë

    Insajderi
    06 December 2023 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka thënë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është politikani më i qartë në politikë.

    Ai tha se Haradinaj e ka të përcaktuar qëndrimin e tij.

    Ramushi e ka një veti të ringjalljes politike, dhe ai e mban AAK-në stabile, e ka të përcaktuar qëndrimin, d.m.th. është shumë i qartë. Ramushi është më i qarti si gjithmonë, ka qenë gjithmonë i qartë në politikë”, u shpreh Deda.

    Deda ka thënë se më kurrë nuk e mendon kthimin në politikë pasi e ka ndërprerë atë para më shumë se pesë vjet.

    Ai tha se ka qenë një njeri naiv për politikën në Kosovë.

    Ai vendim është më i miri që e kam marrë, me kalimin e kohës jam shumë rehat me atë vendim, njeriu duhet ta dijë kur është mjaft dhe boll.  Filmi i pjesëmarrjes në politikë ka përfunduar para më shumë se katër vjetëve dhe nuk ka vazhdim ai film më”.

    Nëse për diçka kam qenë shumë i vendosur ka qenë kjo, unë kam qenë naiv në politikë me të vërtetë kam menduar se më rëndësi është projekti që e përfaqëson dhe rezultati që vendi yt mundet të jetë shumë më përpara se sa që është, duke shndrit shumë më shumë se që shndrit, sot me 83 për qind analfabet funksionalë në këtë vend, çka me thënë? Cili është projekti politik? Me zhvillim 3 për qind”, ka thënë Deda.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark