×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Iljasa Fazliu nuk e ka sefte” – Gazetari jep detaje të tjera për mjekun që e abuzoi 3-vjeçaren me autizëm

    Insajderi
    27 November 2022 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija ka dhënë detaje të tjera për mjekun, Iljasa Fazliu, që abuzoi me 3 vjeçaren.

    Sipas Vitisë, logopedi kishte pasur më herët. E jo që nuk u dënua, por Shërbimi Spitalor Klinik e bëri atë shef të logopedëve.

    Iljasa Fazliu nuk e ka sefte me rastin e 3-vjeçares, sjellje te ngjashme ka pasur ne te kaluarën edhe ndaj kolegeve ne klinike. Pavarësisht kësaj ai emërohet shef në ketë shërbim nga ud. drejtoresha e SHSKUK, te cilin vendim e merr vetëm nje muaj pasi u be vet ud. Dhe kur pyetet për ketë përgjigjet me “Tung”. Kjo është shqetësuese se kah po shkon institucioni i SHSKUK-se?! Kah ja keni qit rrethin kështu? A ju ka dal darësh e po e mbroni gabimin e juaj!” – shkroi ai.

    Ndryshe, Gazeta Insajderi sot ka publikuar video incizimin e logopedit, Iljasa Fazliu teksa e keqtrajton një vajzë të mitur në ordinancën e tij AAR logo + në Gjilan. Insajderi ka mësuar se familja e vajzës kishin paguar 250 euro për vetëm dy seanca po atë ditë.

    Nëna e pesë vjeçares kishte disa herë që po e dërgonte vajzën në atë ordinancë, pas disa seancave nëna kishte vërejtur se vajza e saj nuk kishte aspak përmirësim madje gjendja e saj vetëm sa përkeqësohej.

    Ajo dyshoi në keqtrajtim nga stafi i ordinancës, ku me këtë rast familjarët e incizuan njërën nga seancat aty. Në videon e siguruar nga Insajderi logopedi, Fazliu dëgjohet duke e sharë e ofenduar vajzën e mitur pa pushim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark