×
  • Lajme
  • Lajme

    Imami me qëndrime radikale paralajmëron vizitë dhe ligjëratë në Kosovë

    Insajderi
    16 December 2018 - 18:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mohamet Hoblos, një imam nga Australia pritet që më 24 dhjetor të nis një vizitë në Kosovë. Të paktën kështu ka bërë të ditur vetë ai në një postim në rrjetin social facebook.

    Ky imam është i njohur në opinionin ndërkombëtar për deklaratat e tij kontradiktore në lidhje me islamin.

    Në një ligjëratë që e postuar më 5 shkurt të vitit 2017 në Youtube, Hoblos i cilësonte si “vrasës, përdhunues dhe terrorist”, të gjithë ata që nuk arrijnë të falin një namaz, transmeton Gazeta Insajderi.

    Kjo deklaratë e tij kishte bërë bujë nëpër mediat e huaja, si Daily Mail dhe gazeta tjera të njohura.

    “Nëse humbni një lutje, ju jeni më keq se një vrasës, përdhunues dhe terrorist. Personat e tillë që kryejnë të gjitha këto mëkate, luten në baza ditore, dhe është i mirë në sytë e Allahut. Për dallim nga ai që nuk i kryen këto mëkate, por nuk falet”, kishte thënë kohë më parë imami kontrovers australian.

    Ai i kishte vlerësuar si njerëz më të mirë narkomanët, vrasëit dhe terroristët, se sa personat që nuk luten dhe nuk falen.

    The teachings by Mr Hoblos (pictured) fell onto the radar this month of the Middle East Media Research Institute

    “Natyrisht se asnjëra nga to nuk është e mirë dhe e pranueshme, por për shkak që ta kuptoni. Nëse shohim një vëlla që shet drogë. Si për vrasësin, si për përdhunuesin, apo alkoolistin. Po ai po bën një nga mëkatet më të mira. Ky person që i kryen të gjitha këto mëkate, por lutet, ai është i mirë në sytë e Allahut, sesa ai që nuk i kryen këto mëkate, por nuk falet”, deklaroi Mohamed Hoblos.

    “Çdo persnit që i mungon një lutje, vetëm një, jo dy. Atëherë është më i keq se vrasësi, përdhunuesi, dhe terroristi”, kishte deklaruar ky imam.

    Me deklarata të tilla Hoblos pritet të vie në Kosovë. Në faqene  tij në facebook ai ka thënë se do të vie këtu për forume islame.

    “Me 24 dhjetor, do të jem në Kosovë për forumet fetare”, thuhet në postimin e tij. /Insajderi.com

    Videon e ligjëratës mund ta gjeni duke klikuar KËTU

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark