×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Imazhe satelitore tregojnë shkatërrimin e Bakhmutit në muajt e fundit

    Insajderi
    17 May 2023 - 20:00

    Janë publikuar disa imazhet satelitore me rezolucion të lartë të cilat thuhet se tregojnë pjesë të qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmut në maj të vitit të kaluar – dhe këtë muaj.

    Sipas mediave të huaja, ato tregojnë me detaje grafike nivelin e shkatërrimit që është shkaktuar atje.

    Maxar, i cili siguroi imazhet, tha se “radhët e ndërtesave të banimit, shkollave, dyqaneve dhe infrastrukturës tjetër janë shndërruar në rrënoja të djegura”.

    “Pjesë të qytetit që ishin veshur me pemë dhe parqe një vit më parë, tani janë zhveshur plotësisht nga çdo bimësi dhe janë të mbuluara nga pluhuri dhe mbeturinat”.

    Ndryshe beteja për Bakhmutin po vazhdon për më shumë se dhjetë muaj, ku të dyja palët kanë për synim të marrin nën kontroll këtë qytet në lindje të vendit, që ka një rëndësi të madhe strategjike, përcjell Telegrafi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark