×
Show / Fashion

Imazhi i parë që mund të dalloni ju tregon për problemin më të madh me të cilin po përballeni

Insajderi
29 March 2019 - 08:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ne të gjithë kemi vështirësitë tona, pengesa për të kapërcyer, një problem veçanërisht të mprehtë apo delikat me të cilin po përballemi. Por ne gjithashtu kemi disa sinjale, të cilat vetëm duhet të mësojmë t’i interpretojmë.

Zakonisht në moshë madhore ne i shohim gjërat më qartë, e dimë se çfarë duam dhe si të lëvizim për ta marrë atë. Por gjithashtu kemi ato momente kur duket se jemi të pushtuar nga një lloj mjegulle, ku ndihemi të hutuar dhe nuk dimë se si të përballojmë të ardhmen.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i shtyrë  zgjedhjet dhe vendimet, të gjithëve herët a vonë do të na kërkohet për të zgjidhur ato probleme që nuk mund të presin më. A po përjetoni një moment të tillë? Ky test mund t’ju ofrojë ushqim për mendjen dhe një ide për rrugën që duhet të ndiqni.

Testi është shumë i thjeshtë. Shikoni imazhin e propozuar për disa çaste. Çfarë mund të shihni ose cila ishte gjëja që kapi menjëherë vëmendjen tuaj?

Mendja jonë është e mrekullueshme dhe shpesh përballet me probleme para nesh. Megjithëse nuk na thotë qartë se çfarë të bëjmë, ajo shërben si udhërrëfyes për të gjetur përgjigjen më të përshtatshme. Ndonjëherë, në sajë të fuqisë së imazheve, mendja jonë mund të zgjidhë ato dyshime dhe vendime të padrejta që i tërheqim pas. Kjo ndodh kur ne përqendrojmë vëmendjen tonë në një gjë dhe jo në një tjetër dhe ajo si ndjehemi me të vërtetë vjen në sipërfaqe.

Imazhi 1: Dy fytyra

Nëse ajo që patë menjëherë në imazh ishin dy fytyra, mendoni se problemet tuaja janë më të mëdha se ju. Mos harroni se shpesh ajo që duket e pamundur për t’u arritur ose marrë, kërkon vetëm vendosmëri dhe guxim më të madh. Është e mundshme që po përjetoni një kohë kur duket e vështirë për të komunikuar me një prind, fëmijë apo partner. Ju keni provuar gjithmonë të shtyni ndoshta një sqarim të mprehtë por të domosdoshëm dhe ajo që filloi si një mbledhje, tani duket si një ortek.

Imazhi 2: Një pemë

Nëse ajo që patë të parën ishte një pemë, ndoshta po përjetoni një gjendje demotivimi të thellë. Shkaku mund të jetë puna juaj, ndoshta ju ndiheni të zvogëluar ose mendoni se nuk ka rritje ekonomike në të, por gjithashtu dhe rritje personale. Diçka e ngjashme mund të lidhet edhe me sferën sentimentale. Ndoshta ju jeni nënshtruar shumë në jetën e përditshme dhe ndjeni mungesën e entuziazmit. Të siguroheni se gjithçka fillon të rrjedhë përsëri nuk është e pamundur, por është e nevojshme të kuptohet se kjo varet vetëm nga ju.

Si të merreni me problemet tuaja?

Pavarësisht nga ajo që keni parë në imazh, këtu janë disa këshilla të thjeshta për të dy profilet:

  • Pranoni problemin, kijeni parasysh atë.
  • Kërkoni ndihmë nëse duket jashtëzakonisht i madh, mos hezitoni. Një miku, të afërmi apo partnerit tuaj, por flisni për këtë.
  • Ndajeni problemin në copa të vogla.
  • Filloni të përballeni me të.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark