Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se mbështetja për të po rritet çdo ditë e më shumë.
Ahmeti në kuadër të fushatës zgjedhore ka takuar banorët e fshatrave Gllogovc, Gumnasellë, Bregut të Zi e Varigovcit. Ai ka thënë do t’I vazhdojnë punët dhe projektet e mira.
“Mbështetja çdo ditë vetëm po rritet. Banorët e Gllogovcit, Gumnasellës, Bregut të Zi e Varigovcit e duan zhvillimin e fshatrave të tyre, prandaj na mbështesin që t’i vazhdojmë punët dhe projektet e mira.”, ka shkruar Ahmeti.