Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka premtuar se do të ketë investime dhe projekte të reja në katër vitet e ardhshme.
Ahmeti ka takuar banorët e fshatrave Llugaxhi, Rubovc dhe Kojska, dhe ka thënë se gjatë mandatit të tij janë parë ndryshime të mëdha.
“Llugaxhia, Rubovci dhe Kojska i kanë parë ndryshimet e mëdha me qeverisjen tonë. Bashkë me banorët, sonte u morëm vesh për një fazë të re investimesh e projektesh në katërvjeçarin e ardhshëm”, shkroi Ahmeti në Facebook.