×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Imuniteti që krijon vaksina tek ish-të infektuarit

    Insajderi
    06 April 2021 - 09:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vaksina është 6 herë më efikase tek ata që e kanë kaluar Covid-in. Konfirmimi mbërrin nga një studim i kryer mbi personelin mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas analizave, rezulton se kushdo që është shëruar nga Covid, pasi bën edhe vaksinën, që pas dozës së parë, ka një përgjigje imuntare 6  herë më të lartë se dikush që nuk është prekur deri më tani nga coronavirusi.

    Pra, vaksinimi e përforcon akoma më shumë mbrojtjen dhe e bën organizmin e njeriut të jetë i paprekshëm nga Covid-19.

    Analizat kanë nisur në muajin Dhjetor dhe kanë vazhduar deri në Shkurt, duke monitoruar të dhënat mjekësore dhe përgjigjen imunitare të 237 personave pjesë e stafit mjekësor, që u vaksinuan në nisje të fushatës në Britani me vaksinën Pfizer.

    Në 99% të rasteve pasdozës së parë të vaksinës përgjigja imuntare ishte e shumë e lartë, ndërkohë që kush e kishte kaluar tashme Covid, kishte një reagim antitrupash shumë herë më të theksuar.

    Pavarësisht se në studim u bënë pjesë një numër I reduktuar vullnetarësh, ekspertët thonë se është një ndër studimet më të plota e të kompletuara të realizuara deri më tani mbi përgjigjen imunitare.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    19 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark