×
  • Sport
  • Sport

    Infantino: Mund të mbijetoni nëse nuk pini birrë për tre orë

    Insajderi
    19 November 2022 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndryshimi i fundit më dramatik nga zyrtarët e Katarit ishte ndalimi i alkoolit brenda stadiumeve gjatë Kupës së Botës “Katar 2022”.

    Tifozë të shumtë që kanë udhëtuar nga anë e mbanë bota kanë mbetur të zemëruar me këtë ndryshim, i cili ka krijuar edhe probleme për FIFA-n sa i përket sponsorizimit me birrën “Budweiser”.

    Rreth këtij rasti tani ka reaguar edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili si duket është i kënaqur me këtë vendim të zyrtarëve të Katarit.

    “Unë mendoj se ju mund të mbijetoni nëse nuk mund të pini birrë për tri orë. Ka shumë shtet që nuk e lejojnë alkoolin në stadiume, sikur Franca, por pasi që është një shtet mysliman, kjo gjë paraqet problem”, tha Infantino.

    Kampionati Botëror “Katar 2022” do të fillojë nesër, ku ndeshja hapëse e këtij turneu do të jetë mes nikoqirit, Katarit dhe Kombëtares së Ekuadorit, përballje kjo që zhvillohet me fillim nga ora 17:00.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark