×
  • Lajme
  • Insajderi

    Infektologët: Varianti afrikan i Covid-19 nuk përbën rrezik

    Insajderi
    10 June 2021 - 21:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pacientja që ditë më parë u infektua me variantin afrikan ka rezultuar negative, infektologët bëjnë thirrje të mos bëhet panik

    Të martën u raportua rasti i parë me një variant të ri të Sars-Cov2.

    Pacientja 34 vjeçare po e vazhdon trajtimin në Klinikën Infektive.

    E në testin e përsëritur pacientja ka rezultuar negative.

    Drejtori i Klinikes Infektive, ka thënë që gjendja e të infektuarës është stabile.

    Sipas, Izet Sadikut, pacientja po trajtohet me metodën e njëjtë si të infektuarit tjerë me covid-19.

    Ani pse rasti i parë me variantin afrikan është regjistruar të martën, Sadiku thotë që ka mundësi që ky lloj covidi të ketë qenë prezentë edhe më herët tek të infektuarit tjerë.

    Meqë drejtori i infektives bën me dijë që pacientja nuk ka pasur ndonjë kontakt me dikë nga jashtë.

    E infektologu, Ilir Totaj bën thirrje në publik që të mos krijohet panik ndaj këtij varianti sepse siç thotë ai, varianti afrikan nuk dallon nga ai i mëhershëm.

    E mënyra për tu mbrojtur nga infektimi me covid-19 e varianti afrikan mbetet imunizimi me vaksinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark