×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Infektologu kosovar alarmon: Varianti Omicron mund te jetë më i rëndë se Delta

    Insajderi
    01 December 2021 - 22:37

    Që nga konfirmimi i rasteve të para me variantin Omicron në Afrikë të Jugut, Holandë, Spanjë, Japoni e së fundmi edhe në SHBA, kryesisht në Kaliforni, vendet janë alarmuar për kujdes të shtuar në mënyrë që të parandalohet përhapja e këtij varianti.

    Infektologu Hamdi Ramadani thotë se nga hulumtimet e bëra deri më tani dhe provat paraprake dyshohet se Omicron mund të jetë më i rëndë se Delta.

    Ramadani tha se krahasuar me variantin Delta, varianti Omicron po bën më shumë mutacione.

    “Javët që vijnë do të tregojnë se si po ndodh. Ju e dini që tashmë po bëhen dy vjet prej pandemisë dhe nga ajo kohë ka lëviz shumë situata e varianteve, e mutacioneve…’, thotë Ramadani për RTV21.

    “Nga ajo kohë e deri më tash kemi parë që variantet e dyta ose të treta që kanë dalë janë më rezistente’, shpjegon Ramadani.

    “Delta është mjaft infektoz, agresiv, ka paraqit shumë ndërlikime dhe shumë fatalitet dhe ai qëndron ndër më kryesorët. Nuk do të doja që të ndodh diçka me Omicron Covid-19, por hulumtimet paraprake dyshojnë se edhe Omicron mund të jetë i ngjashëm ose më i rëndë dhe intensiv se Delta”, theksoi Ramadani.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark