Hulumtuesit nga Universiteti i Mançesterit kanë zbuluar se thithja e sheqerit mund ta stimulojë sistemin e imunitetit të mushkërive për t’i luftuar infeksionet.
Profesori Andrew MacDonald, i cili e ka udhëhequr këtë studim, thotë se është e mundur që furnizimi me glukozë ta rritë inflamacionin për të na ndihmuar të mbrohemi nga disa infeksione të mushkërive.
Pra, sipas tij, është shumë e arsyeshme të supozojmë se një terapi afatshkurtër me inhalacion mund të funksionojë një ditë si tretman.
Megjithatë, nga ky studim, i cili është publikuar në revistën “Nature Immunology”, mënyra se si sheqeri mund të thithet ende nuk është e qartë.
Nga ana teorike, sheqeri mund të “thithet me hundë” si pluhur.