×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Insiston Daçiq: Asociacioni mbetet pika kryesore e të gjitha marrëveshjeve për Kosovën

    Insajderi
    28 January 2023 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq tha se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe mbetet pika kryesore e të gjitha marrëveshjeve të tyre për Kosovën dhe sipas tij ai duhet të formohet sipas parimeve të dakorduara, të mbështetura nga nënshkrimet e tri palëve.

    ”Në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 shkruhet qartë se çfarë është Asociacioni, është e rregulluar edhe më hollësisht në marrëveshjen e vitit 2015 dhe ne e kemi nënshkruar sepse është mirë për komunitetin tonë në Kosovë”, tha Daçiq për gazetën Politika.

    ”Marrëveshja nuk është ideale, por në kushtet në të cilat e kemi negociuar është maksimumi që mund të arrijmë. Këto janë marrëveshje që i japin popullatës sonë të gjitha levat e menaxhimit, që nga ekonomia, zhvillimi, arsimi, shëndetësia, deri te siguria dhe policia”, tha Daçiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark