×
  • Lajme
  • Aktuale

    Inskenuan grabitjen, arrestohen tre persona në Gjilan

    Insajderi
    26 January 2022 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona që dyshohet se kanë inskenuar një grabitje.

    Përderisa njëri nga ta po punonte në një kompani në të kanë ardhur dy të dyshuarit të tjerë të cilët inskenuan grabitjen nëbashsëpunim.

    Shuma që ata kanë grabitur është prej 1 mijë e 376 euro.

    Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës ku thuhet se rasti ka ndodhur në fshatin Livoq i Epërm në Gjilan.

    “Gjatë intervistimit është vërtetuar se rasti është inskenuar në bashkëveprim mes të dyshuarve”, thuhet në raport.

    Sipas policisë, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark