×
  • Lajme
  • Sport
  • Insajderi

    INSPORTI: UEFA largoi figurën e Adem Jasharit në “Air Albania”, kërcënoi me anulimin e ndeshjes

    Insajderi
    28 March 2021 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Shqipërisë sot ka qenë nikoqire e Kombëtares së Anglisë në kryeqytetin shqiptar, Tirana, për të zhvilluar ndeshjen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar2022”, raporton Insporti.com.

    https://insporti.com/ekskluzive-uefa-largoi-figuren-e-adem-jasharit-ne-air-albania-kercenoi-me-anulimin-e-ndeshjes/?fbclid=IwAR03nr8wDVZI35CjSexkUp-e_25NJhKMMDdVxBLXBMHsCTtD0kP_WxRZm-w

    Edhe kjo ndeshje e Kombëtares shqiptare u zhvillua pa praninë e tifozëve, megjithatë grupi “Tifozat Kuqezi” pak orë para ndeshjes kishin vendosur një fotografi gjigante në anën perëndimore me figura të shquara shqiptare.

    Tifozët ‘Kuqezi’ kanë vendosur figura të shquara shqiptare, kreykomandantin, Adem Jasharin, Skenderbeun, Ded Gjo Lulin, Aleksandrin e Madh dhe Pirron e Epirit, me mbi shkrimin ‘SYTË DHE ZEMRËN TE JU’.

    Në mesin e figurave shqiptare, ishte edhe komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

    Por, figura e tij u largua me kërkesën e delegatëve të ndeshjes mëson ekskluzivisht Insporti.

    Sipas një burimi pranë kombëtares, ndeshja ishte në rrezik të mos zhvillohej fare në rast se nuk do të largohej. Arsyetimi i UEFA-s ishte se ai simbolizon luftën.

    Adem Jashari ishte ndër themeluesit e UÇK-së dhe komandant i përgjithshëm i saj.

    Më shtatë mars të vitit 1998, Jashari ra heroikisht pas një sulmi disa ditor nga forcat serbe në drejtim të kullës së Jasharëve.

    Shqipëri – Angli, është duke u zhvilluar për momentin. Mysafirët nga Anglia janë duke fituar me rezultat 0:2. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark