×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Instituti Albanologjik përuron botimet e tij shkencore

    Insajderi
    25 April 2023 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në kuadër të aktivitetit “Panairi mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor”, që po organizohet nga AShAK dhe AShSh, Instituti Albanologjik promovoi botimet:

    • Fjalor i termave të drejtësisë, Sylë Kasumaj

    • Sadri Fetiu-Studiues e veprimtar, Grup autorësh

    • “Dardanet e Ilirisë VI-I p.e.s.”, Arianit Buçinca

    Për veprën “Fjalor i termave të drejtësisë” foli shefi i Degës së Gjuhësisë, prof. asoc. dr. Naim Berisha. Ai theksoi se ky botim është i rëndësishëm dhe i veçantë njëkohësisht.

    “Vepra “Fjalor i termave të drejtësisë” është e rëndësishme sepse është hartuar nga dora e një profesionisti me 40 vjet përvojë pune si jurist; kjo vepër është e rëndësishme sepse si për nga ana sasiore ashtu edhe nga ajo cilësore i tejkalon fjalorët tjerë të fushës të botuar para tij; kjo vepër është e rëndësishme sepse është hartuar mbi bazën e kritereve të qëndrueshme shkencore.

    Ndërsa është e veçantë sepse karakterizohet me gjuhë të pasur, lënda terminologjike të përditësuar; është e veçantë sepse brenda shpjegimeve të termave nga të gjitha fushat e drejtësisë shtrihet historiku i përgjithshëm i së drejtës në përgjithësi, duke filluar që nga kodifikimi i saj në praktikat e lashta; është e veçantë sepse përveç dimensionit historik në kuptimin e gjerë, ky fjalor jep informacione edhe për historinë e së drejtës dhe shtetit shqiptar, kodifikimi i së cilës sipas autorit daton që nga Statutet e Shkodrës (1345 – 1469), pastaj Kodi civil i Mbretërisë shqiptare 1929 etj.

    Po ashtu, Instituti Albanologjik i Prishtinës, në kuadër të panairit “Panairi mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor”, promovoi edhe librin e botuar nga studiuesi Dr. Arianit Buqinca, “Dardanet e Ilirisë VI-I p.e.s.” ku studiuesit e arkeologjisë ndër të tjera u shprehen për librin:

    Prof. Dr. Michael L. Gallaty: “Dr. Buqinca ka realizuar një libër te mrekullueshëm, duke e publikuar atë ka bere një kontribut vital për arkeologjinë në Kosove, dhe jo vetëm, por edhe në rajonin më të gjerë të Ballkanit, realisht edhe për arkeologjinë botërore. Ka shumë gjera që më pëlqejnë për ketë libër, e para është jashtëzakonisht mire i shkruar dhe i organizuar, sepse ai kombinon burimet e shkruara dhe rezultatet arkeologjike, dhe e dyta është shumë i pasur me ilustrime, fotografi dhe harta. E uroj edhe një herë për këtë vepër historike, arkeologjike dhe antropologjike dhe shpresoj që çdo njeri në Kosovë do ta lexoj.”

    Ma. Zana Hoxha: “Ky libër aspak modest siç cilësohet nga autori mbartë në vete vlera të mëdha për arkeologjinë shqiptare. Studiuesi Buqinca, në fillim të karrierës, me metodat e tij hulumtuese ka krijuar një bazë shkencore të përmbledhur në një vend duke krijuar një enciklopedi për dardanët. Trajtimi i kësaj teme komplekse nga aspekti i burimeve antike, por edhe duke u bazuar në të dhënat arkeologjike e bën këtë studim të kompletuar.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark