×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Intensifikohet bashkëpumimi i ShSKUK-së me Policinë e Kosovës

    Insajderi
    02 March 2021 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Valbon Krasniqi, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka pritur në takim Samedin Mehmeti, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

    Në takim u disktua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institicioneve dhe mundësia që ShSKUK në të ardhmen të kryej vizitat shëndetësore sistematike për policët e Kosovës.

    Drejtori Krasniqi, theksoi se përkundër kohës së Pandemisë, me sukses janë kryer vizitat e rregullta kontrolluese për kadetët e rinj të policisë, bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit që është nënshkruar në muajin shtator të vitit 2020, me Policinë e Kosovës.

    Drejtori i Policisë së Kosovë, Mehmeti ka falënderuar drejtorin e ShSKUK-së që edhe në kohë të Pandemisë,  ka ofruar bashkëpunim dhe përkrahje të vazhdueshme për Policinë e Kosovës.

    Dy palët u pajtuan që bashkëpunimi i nisur në vitin 2020, të vazhdojë edhe këtë vit.  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark