×
  • Sport
  • Sport

    Inter dhuron spektakël në udhëtim te Verona – Milan ngec në “San Siro” kundër Cremoneses

    Insajderi
    03 May 2023 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Interi rikthehet fuqishëm në garën për një vend në zonën Champions, teksa mposhti Veronën me rezultatin e thellë 0:6 dhe regjistroi fitoren e tretë radhazi, që e ngjit në vendin e katërt me 60 pikë.

    Zikaltrit dominuan totalisht, teksa pas disa pritjeve të Montipo, ishte Gaixh që devijoi topin në portën e tij në mënyrë të pafat, duke u dhënë avantazhin djemve të Simone Inzaghit.

    Minutat 36’ dhe 37’ ishin vendimtare për fatin e takimit, pasi fillimisht ishte Calhanoglu që shënoi një gol spektakolar dhe më pas ishte Dzeko që dërgoi topin në rrjetë për herë të tretë, duke çuar skaudrën në dhomat e zhveshjes me avantazhin 0-3.

    Në pjesën e dytë ishin Lautaro dy herë dhe Dzeko që shënuan sërish, duke vulosur fitoren e thellë 0-6, që sinjalizon edhe rikthimin e Interit në një formë të shkëlqyer, në sprintin final të sezonit.

    Milani zhgënjeu në shtëpi, këtë herë përballë Cremoneses, ku nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1. Ishte Okereke ai që shënoi në minutën e 77’, pasi bëri çfarë deshi me dy qendërmbrojtësit kuqezi dhe dërgoi topin në rrjetë.

    Kuqezinjtë u përgjigjën me Kruniç në shtesë, duke shmangur humbjen dhe marrë një pikë me vlera.

    Nuk shkoi përtej barazimit 1-1 edhe Roma në transfertën ndaj Monzës, ndonëse kaloi e para në avantazh. El Sharawi u dha avantazhin verdhekuqve, por më pas ishte Caldirola ai që riktheu baraspeshën, duke ndalur verdhekuqtë.

    Mori tre pikët Lazio, që iu fal një goli të Felipe Anderson në minutën e 14 dhe një tjetri të Basic në shtesë, për të fituar me rezultatin 2-0 ndaj Sassuolos dhe për të ruajtur vendin e dytë në renditjen e Serisë A.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark