×
  • Sport
  • Sport

    Inter me avantazh prej një goli pas ndeshjes së parë, City dhe Leipzig barazojnë në Gjermani, kualifikimi vendoset në Angli

    Insajderi
    22 February 2023 - 23:10

    Interi e ka mposhtur me vështirësi Porton në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

    Romelu Lukaku ishte heroi i Interit në këtë përballje kur shënoi golin e vetëm në minutën e 86-të.

    Lepzigu shkaktoi befasinë e mbrëmjes duke e ndalur me barazim 1:1 Manchester Cityn në shtëpi.

    “Qytetarët” avancuan pas 27 minutave me golin e futbollistit Riyad Mahrez.

    Epërsinë e Cityt e “shkriu” mbrojtësi kroat i Leipzig, Gvardiol në minutën e 70-të kur shënoi me kokë.

    Ndryshe, këto janë përballjet e para ndërmjet këtyre skuadrave në 1/8 e finales, teksa ndeshjet e kthimit luhen pas tri javësh.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark