×
  • Sport
  • Sport

    Inter mposhtet në shtëpi nga Roma – Dybala shkëlqen në “Giuseppe Meazza”

    Insajderi
    01 October 2022 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Roma ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Interit.

    Ekipi i Jose Mourinhos mposhti atë të Simone Inzaghit më përmbysje 2:1.

    Ndeshjen më mirë e filluan vendasit pasi shënuan me anë të Federico Dimarco, në minutën e 30` të ndeshjes.

    Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, Paulo Dybala pas një goditje të fuqishme shënoi një supergol, për te barazuar rezultatin.

    Kështu pjesa e parë u mbyll 1:1.

    Në 45 minutat e dyta u zhvillua një ndeshje sërish interesante.

    Raste krijuan të dy skuadrat, por ishin Roma që arritën të përmbysin rezultatin.

    Në minutën e 75` shënoi Chris Smalling, për të vulos rezultatin e ndeshjes në 2:1.

    Me këtë humbje Interi ka 13 pikë në vendin e shtatë, kurse Roma ka 14 në të gjashtën pozitë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark