×
  • Sport
  • Sport

    Interi mposht pa problem Shakhtar Donetskun – Ajaxi nuk njeh kundërshtar në grupin C

    Insajderi
    24 November 2021 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjiganti italian ka marrë një fitore shumë të rëndësishme.

    Skuadra e Interit ka arritur të mposht Shkahtar Donetskun me rezultat 2-0.

    Vendasit ishin më dominues nga fillimi në kërkim të gjejnë golin e epërsisë.

    Përkundër rasteve të shumta, pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 0-0.

    Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, ‘Nerazzurët’ vazhduan me sulme dhe arritën të gjejnë golin e epërsisë përmes Edin Dzekos në min e 62′.

    Dzeko shënoi sërish në min e 67′ për të dyfishuar epërsinë në 2-0.

    Deri në fund Interi menaxhoi me sukses rezultatin dhe morri një fitore shumë të rëndësishme.

    Skuadra italiane tani prin në tabelë me 10 pikë, ndërsa Shakhtar Donetsku është e katërta me një pikë.

    Në duelin tjetër Ajaxi arriti të mposht Besiktasin me rezultat 1-2.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark