×
  • Sport
  • Sport

    Interi rikthehet tek fitorja dhe ngjitet në vendin e dytë

    Insajderi
    05 March 2023 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Interi rifiton në më pak se 24 orë vendin e dytë në Serinë A, që ia kishte marrë Lazio, pas suksesit befasues 0-1 në fushën e Napolit.

    Zikaltrit iu imponuan 2-0 Lecces në “San Siro”, ku sfidën vendosën golat e Mkhitaryanit dhe Lautaro Martinezit.

    Tashmë diferenca mes Napolit dhe Interit ngushtohet në 15 pikë, por sigurisht mbetet shumë e thellë për ta rrezikuar skuadrën e Spallettit.

    Golin që zhbllokoi takimin mesfushori armen e realizoi në minutën e 29-të, i shërbyer me zgjuarsi nga Barella.

    Goli i sigurisë mban firmën e Lautaros, që shfrytëzoi më së miri pasimin e dhënë nga Dumfries (53’).

    Kaq mjaftoi që Interi ta administronte me qetësi lojën në minutat në vazhdim, duke ekonomizuar forcat falë zëvendësimeve të shumta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark