×
  • Sport
  • Sport

    Intervista e Dajës pas fitores në derbi ndaj Gjilanit

    Insajderi
    01 April 2023 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ilir Daja është ndarë tejet i kënaqur me fitoren ndaj Gjilanit të shtunën në Suharekë.

    Trajneri i kampionit në fuqi të Kosovës, Ballkanit, ka thënë se e rëndësishme është që prapa janë lënë rezultatet negative, dhe rikthimi te fitorja pas një kohe të gjatë.

    “Si fitore është e pastër në rezultat por do të doja që të jemi të kënaqur që rikthehemi te fitorja. Në fushë jemi rikthyer pas dy javësh pushim dhe ky ishte objektivi për këtë ndeshje. Brenda lojës kemi pasur probleme, kam vërejtur se më shumë kemi probleme psikologjike. Kishim përballë një ekip të vendit të tretë, që kishte shanset e veta për të shkuar te goli. E dinim se do të zgjidhej jo me një lojë të rrjedhshme. Ne edhe pse skemi marrë fitore, kemi bërë lojë të mirë. Gjitha lojët kemi qenë mbi kundërshtarët. Në finalizim sot ishim më të mirë”, ka thënë Daja pas ndeshjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark