×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Intervistë| Deputetja e AAK-së: Qeveria Kurti më e dobëta ndonjëherë që nga paslufta

    Insajderi
    01 October 2022 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, e ka vlerësuar Qeverinë Kurti si më të dobtën ndonjëherë, që nga paslufta. Sipas saj Qeveria jo vetëm që nuk ka punuar për përmirësimin e gjërave në vend, por me marrjen e pushtetit vetëm sa e kanë përkeqësuar gjendjen.

    Bytyqi ka komentuar edhe grevën në arsim e cila ka filluar që nga 25 gushti duke mos u arritur një marrëveshje mes SBAShK-ut dhe Qeverisë. Sipas Bytyqit kërkesat e SBAShK-ut janë minimale dhe shumë lehtë mund të zgjidhen.

    “Fillimisht, Kryeministri duhet ta ndalë arrogancën ndaj çdo zëri kundershtues sikurse në rastin e Rrahman Jasharajt. Të ulet të diskutoj me ta dhe ti degjojë kërkesat e tyre. Konsideroj që kërkesat e tyre janë minimale, në kushtet në të cilat ndodhemi, andaj shumë lehtë mund të zgjidhen”, tha deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi për Insajderin.

    Bytyqi ka folur edhe rreth krizës energjike në Kosovë, e cila theksoi se Qeveria ka dështuar në këtë aspekt.

    “Natyrisht që pavarësisht se në çfarë periudhe të vitit ndodhemi, kursimi i energjisë dhe vetëdijësimi për rritjen e efiçiencës së energjisë është i nevojshëm. Qeveria ka dështuar plotësisht në këtë sektor. Kujtojmë se me marrjen e mandatit, ndër vendimet e para të kësaj qeverie ishte anulimi i ndërtimit të Termocentralit Kosova C, i cili Kosovës do i siguronte stabilitet me energji elektrike. Këta njerëz, refuzuan edhe projektin e Gazsjellesit amerikan. Pra, ishin kundër çdo investimi në energj”.

    Ajo shtoi se prej shpalles së Pavarsisë nuk ka pasur krizë më të madhe ekonomike, sikur kjo që po kalon Kosova tash dhe përballë kësaj Qeveria sipas Bytyqit po sillet vetëm si spektatore.

    “Qe nga shpallja e pavarësisë së vendit, nuk kemi pasur krizë më të madhe ekonomike se sa kjo që po kalojmë tash. Qytetareët po përballen me rritje enorme te çmimeve, investimet kapitale  janë në nivelin më të ulët që kanë qenë ndonjëherë e Qeveria po sillet vetëm si spektatore”, tha Bytyqi për Insajderin.

    Intervista e plotë:

    Insajderi: Si i vlersoni zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë?

    Albana Bytyqi: Qe nga shpallja e pavarësisë së vendit, nuk kemi pasur krizë më të madhe ekonomike se sa kjo që po kalojmë tash. Qytetarët po përballen me rritje enorme te çmimeve, investimet kapitale  janë në nivelin më të ulët që kanë qenë ndonjëherë e Qeveria po sillet vetëm si spektatore. Në këtë situatë që ndodhemi, qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit për shkak të mungesës se veprimeve të qeverisë. Në aspektin politik, po shihet qartë një qasje arrogante e Qeverisë kundrejt çdokujt që mendon ndryshe. Kujtojmë që kjo qeveri ka marrë besimin e 50% qytetareve, të cilët kanë votuar për ndryshim. Deri më tani po shohim që ndryshimi i vetëm deri tani është vështirësimi i jetës për secilin qytetar.

    Insajderi: Si e komentoni punën e Qeverise Kurti?

    Albana Bytyqi: Nëse shohim faktet dhe të dhënat zyrtare, konstatojmë që kjo qeveri është më e dobëta ndonjëherë që nga paslufta. Qeveria jo qe nuk ka punuar për të permisu gjërat në këtë vend, por me marrjen e mandatit vetëm sa e ka perkeqësuar gjendjen. Shohim se po përballemi me rritje të çmimeve enorme, nuk kemi rritje të pagave, nuk ka rritje të vendeve te reja të punes, kemi krizë energjetike. Pra, jetesa është bërë shumë e vështirë për secilin. Nese analizojmë punën e deritanishme, vërejmë që i tërë fokusi deri më tani ka qenë në kapjen e çdo institucioni të pavarur, duke i emëruar njerëzit e vet në pozita kyçe. Cdo ditë që kalon, po vërtetohet që e gjithë kauza e tyre ka qenë një farse, mashtrim i madh duke i shkelur gjitha parimet.

    Insajderi: A mendoni se do të arrihet një zgjedhje e përbashkët SBASHK – Qeveri dhe çfarë propozoni ju që do duhej të vepronte Qeveria në këtë rast?

    Albana Bytyqi: Së pari duhet cekur faktin që kjo qeveri ka ardhur ëe pushtet duke proklamuar forcimin e rolit të sindikatave në vendimmarrje. Pra, sa ishin opozite kanë përdorur sindikatat për të fituar edhe politikisht. Tani, kur qeverisin me vendin lëre që nuk janë të interesuar për diskutim me sindikatat dhe koordinim për çeshtjet që janë me interes, këta linqojne perfaqesuesit e sindikatave duke i lidhur me partitë opozitare. Fillimisht, Kryeministri duhet ta ndalë arrogancen ndaj çdo zëri kundërshtues sikurse në rastin e Rrahman Jasharajt. Të ulet të diskutoj me ta dhe ti degjoje kërkesat e tyre. Konsideroj që kërkesat e tyre janë minimale, në kushtet në të cilat ndodhemi, andaj shumë lehtë mund të zgjidhen.

    Insajderi: Duke u nisur nga fakti që edhe vendet e zhvilluara kanë ndërmarrë masa në kursimin e energjisë elektrike, a mendoni se Kosova të gjendet në mesin e një krize të thellë energjetike?

    Albanaa Bytyqi: Natyrisht që pavarësisht se në çfarë periudhe të vitit ndodhemi, kursimi i energjisë dhe vetëdijësimi për rritjen e efiçiences se energjisë është i nevojshem. Qeveria ka dështuar plotësisht në këtë sektor. Kujtojmë se me marrjen e mandatit, ndër vendimet e para të kësaj qeverie ishte anulimi i ndertimit te Termocentralit Kosova C, i cili Kosovës do i siguronte stabilitet me energji elektrike. Këta njerez, refuzuan edhe projektin e Gazsjellesit amerikan. Pra, ishin kundër çdo investimi në energji. Ne si AAK, patëm paralajmëruar me kohë Qeverinë për rrezikun që na pret. Tani kur po perballemi me krize, për shkak të paaftesisë se Qeverisë po vuajnë qytetarët. Në vend që të ofrojnë zgjidhje afatgjate, mirren me instruksione se si të kalojnë dimrin ma lehtë. Qytetaret nuk i falin këto dështime.

    Insajderi: Kosova po ashtu është përballuar edhe me rritjen e çmimeve të produkteve bazike. Sipas jush si është menaxhuar kjo situatë nga qeveria?

    Albana Bytyqi: Inflacioni në vend kurrë nuk ka qenë më i lartë. Sipas të dhënave që ne i kemi ka arritur deri në 20%.

    Ne i patëm propozuar Qeverisë disa masa për ta lehtësuar gjendjen me krizen ekonomike, suspendimin e akcizës së naftës për kohë të caktuar, uljen e tatimit në produkte bazike dhe implementimi i Ligjit të Pagave. Fatkeqësisht, Qeveria ka qëndru spektatore edhe në këtë temë në vend që të ndihmojë qytetarët. Vlen të theksohet edhe kundërshtimi për lejim të 30% të kursimeve në Trust. Tani, jemi dëshmitar se vlera e atyre kursimeve ka filluar të bie në bursat ndërkombëtare, me çka edhe shperfaq paaftesinë e Qeverisë për vendimmarrje. Do të ishte shumë më mirë që ato kursime të qytetarëve të qarkullonin në ekonominë e vendit se sa të humbin vleren, sikurse në situaten në të cilën jemi.

    Insajderi: Çfarë zhvillimesh po e presin Kosovën tashmë me fillimin e punës në Kuvend?

    Albana Bytyqi: Jemi në një situatë jonormale. Na pret një dimër i vështirë. Kemi krize energjetike, gjendje të rëndë socio – ekonomike dhe një proces të prolonguar të bisedimeve me Serbinë. Si AAK, kemi dëshmuar që jemi konstruktiv gjithmonë në temat në interes të qytetarëve çeshtjet nacionale siç është dialogu.

    Insajderi: Qeveria Kurti ka derguar në Kuvend Projektligjin për Vetting. Cili është qendrimi juaj?

    Albana Bytyqi: AAK e mbështet këtë proces me disa kushte. Këtë qëndrim e kemi bërë të ditur që në fillim. Ne konsiderojmë që Vettingu mund të implementohet vetëm nëse mirren parasysh propozimet e Komisionit të Venecias. Kërkesë tjeter e jona është edhe përfshirja e KGJK dhe KPK dhe roli aktiv i BE dhe ShBa në këtë proces.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark