×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    INTERVISTË |Nepotizëm, punësime politike e mungesë suksesi- Bislimi nga OSHC flet për Insajderin, kërkon hetime

    Insajderi
    10 September 2022 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e OSHC-ve të Gjilanit, Mediana Bislimi në një intervistë për Insajderin ka folur për zhvillimet e fundit në komunën e Gjilanit, qasjen e kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni ndaj shoqërisë civile, si dhe rreth punësimeve familjare që janë bërë së fundmi në këtë komunë.

    Në këtë intervistë dhënë gazetës Insajderi, Bislimi ka thënë se ngritja e një procesi gjithëpërfshirës hetimor do t’i bënte mirë vendit dhe qeverisjes.

    Mediana Bislimi

    Intervista e plotë e Gazetës Insajderi me Mediana Bislimin, përfaqësuesen e OSHC-ve të Gjilanit.

    Gazeta Insajderi: Qe sa kohë jeni pjesë e shoqërisë civile dhe monitorim të punës së Kuvendit?

    Mediana Bislimi: Që nga viti 2016 jam pjesë aktive e shoqërisë civile. Sa i përket monitorimit kjo daton edhe më herët, para 2016. Përveç monitorimit, duke u bazuar në bindjen se politika dhe rregullimi shoqërore është një përfshirje më e gjërë dhe më e madhe, kam shtyer përpara agjendën e perpsektivës gjinore dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi në politikëbërjen lokale. Këtë jam përpjekur ta realizoj, në një intensitet më të shtuar, gjatë fushatave parzgjedhore. Sa më shumë premtime që marrim aq më mirë për ne qytetarët, sa më pak realizime aq më fuqishëm kritikojmë për realizimin e tyre.

    Gazeta Insajderi: Çfarë bashkëpunime keni pas deri tash me kryetarët dhe zyrtarët komunal në Gjilan?

    Mediana Bislimi: Unë kam bashkëpunuar me të gjitha pushtetet në Gjilan. Natyra e punës si dhe koncepti i politikës aktive e kërkon një gjë të tillë. Me qeverisjet e më hershme, bashkëpunimi ka qenë koordinativ dhe bashkimplementues të projekteve. Bashkëpunimi më i ngushtë ka qenë me Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik, Drejtorinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit; dhe njësinë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazinë Gjinore. Kemi pasur bashkëpunim të mirë.

    Bashkëpunim i mirë do të thotë bashkëqverisje e mirë. Bashkëqeverisjen gjithmonë e kam kuptuar si harmonizim të koordinim të veprimve shoqëri civile – pushtet lokal. Në momente të caktuara kemi dhënë rekomandime, në momente tjera jemi kyçur direkt, por ama, në momente specifike dhe të nevojshme kemi qenë kritik duke denoncuar çdo fenomen dhe prakiktë jo përkatëse brenda në institucione. Shembull, më poshtë po iu bashkangjes linqet, kur unë kam kritikuar zyrën e prokurorimit dhe menaxhimit të parasë publike dhe punëve të që janë realizuar.

    Gazeta Insajderi: Si e vlerësoni  qeverisjen e deritanishme në Komunën e Gjilanit?

    Mediana Bislimi: Deri më tani, përpos vazhdimit të punëve që kan mbetur nga legjislatura e kaluar, nuk kemi parë gjë të re. Aq më pak ndonjë investi kapital. Premtimi elektorale janë premtime publike dhe të regjistruara. Çdo mosmbajte e atyre premtimeve sjell zhgënjim. Kryetari i tanishëm ka premtuar shumë. Kemi besuar. Por, për reazlimin e tyre është dashur herët të fillohet me punë. Kryetari është vonuar pak sa!

    Gazeta Insajderi: Cilat janë kritikat e juaja për qeverisjen e kryetarit akutal Alban Hyseni në Gjilan?

    Mediana Bislimi: Ndonëse ka shumë kritika, por ajo më kryesorja që do kisha shqptuar tani është përzgjedhja e ekipit menaxherial apo të lidershipit që kryetari ka brenda kabinetit. Këto ditë kanë plasur edhe skandalet me përmbajtje nepotiste. Kur e ke parasysh kohën e qeverisjes së tij është shumë herët për këso skandale. Frikohemi mos të na përsëriten të vjetrat. Por si duket po, po përsëriten.

    Gazeta Insajderi: Si e shihni veprimin e kryetarit Alban Hyseni me shkarkimin e fundit që bëri ndaj drejtoreshes së arsimit Selvete Sylejmanin?

    Mediana Bislimi: Unë e kam përgëzuar publiksisht për veprimin e shpejt të tij pas kritikave publike që iu dhanë kryetarit. Për më tepër, unë kam theksuar faktin se kryetari i komunës duhet të jetë shumë më ekspeditiv dhe duhet ndërruar ekipin e punës sa më parë, për të bërë një riformatim dhe ristrukturim rrënjësor të qeverisjes. Në të kundërtën na pret zhgënjimi jo befasues. Premtimet duhet të realizohen. Qytetarët kanë pritje të mëdha. Pritjet e mëdha shpiejnë në zhgënjime të mëdha.

    Hulumtimi: https://insajderi.org/pas-hulumtimit-te-insajderit-kryetari-hyseni-shkarkon-drejtoreshen-e-arsimit/

    Gazeta Insajderi: Si ka qenë qasja e tij në raport me juve dhe çfarë konsideroni se ka ngecje apo mos transparencë në raport me zyrtaret?

    Mediana Bislimi: Deri më tani vizitia e vetme që kryetari i ka bërë shoqërisë civile ka qenë me rastin e vizitës së presidentes znj. Vjosa Osmani. Që atëherë kam shpresuar ndoca për lëvijze më pozitive, por fatkeqësisht. Qoftë shoqëria civile, qoftë përfaqësimi i grave në dikastere udhëheqëse është i zbehtë dhe len shumë për të dëshiruar.

    Gazeta Insajderi: Punësimet që janë bërë, nepotizimi a është kjo e vetmja apo ka edhe problematika tjera në qeverisjen e tij?

    Mediana Bislimi: Reagimi im ka ardhur në shprehje kur përmes nepotizmit të shfaqur në drejtorinë e arsimit në njëfarë mënyre u pa maja e ajsbergut sa i përket nepotizmit. Qeverisja dhe administrata lokale në përgjithësi gëlon nga nepotizmi apo rahatimi i familjarëve. Ditëve në vazhdim do të publikohen edhe skandale të tjera besoj, ngaqë ato janë të dukshme dhe së shpejti do plasin edhe marrëzi të tjera. Shembull të freskët e kemi anulimin e thirrjes të DKRS-së, gjegjësisht, me shkarkimin e komisionit vlerësues por jo edhe me shkarkimin e personit përgjegjës në këtë drejtori. Përveç kësaj, unë i kuptoj politikat koalicionuese, por mos/prishja e këtyre koalicioneve asnjëherë nuk duhet të jetë në dëm të qytetarëve e në dobi të politikanëve. Qytaterët kërkojnë përgjegjësi. Ne nuk do heshtim.

    Hulumtimi: https://insajderi.org/pushtetaret-e-vv-se-ne-gjilan-nuk-i-ndahen-nepotizmit-rahatojne-familjare-neper-shkolla/

    Gazeta Insajderi: Cili është krahasimi i qeverisjes së mëparshme dhe qeverisjes së tanishme në Gjilan?

    Mediana Bislimi: Është pak herët të bëhet një vlerësim  sakt dhe korrekt. Le të presim deri në fund të këtij mandati dhe pastaj do bëjmë ndonjë vlerësim të detajuar. Gjilani, gjithmonë, ka pasur nevojë për menaxhim profesional!

    Gazeta Insajderi: A mendoni se mjafton shkarkimi i fundit apo duhet të merren masa për kryetarin në mënyrë që të mos ndodh më ky fenomen pra nepotizimi?

    Mediana Bislimi: Me qenë se tashmë janë ngritur dyshime bazuar në argumente, nga ajo edhe çfarë është publikuar në medie, dhe jo vetëm nga z. Sylejmani, ngritja e një procesi gjithëpërfshirës hetimor do t’i bënte mirë vendit dhe qeverisjes. Ftojmë organet kompetente që të bëjnë punën e tyre.

    Gazeta Insajderi: Përveç monitorimit të punës në komunë, me çfarë aktivitetesh tjera merreni?

    Mediana Bislimi: Monitorimi i punës në kuvend, për mua, tani më është një punë konstante. Monitorimi bëhet për rekomandim dhe kritikë. Qëllimi është tejet fisnik dhe thelbësisht qytetar. Demokracitë kanë nevojë për qytetari aktive dhe jo veç për qytetari pasive ku hedhin votën në katër vite.

    Unë kam një jetë tejet të ngarkuar edhe dinamike. Ndër aktivitete e mia të përditshme është edhe angazhimi në projekte të organizatave të shoqërisë civile në ngritjen ekapaciteteve përmes konsulencës dhe menaxhimit të granteve të organizatave të shoqërisë civile në Gjilan. Merrem po ashtu me menaxhixhim e projekteve në fokus me të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore dhe grupet e margjinalizuara në Kosovë.

    Për momentin janë drejtore e Rrjetit të Organizatave të Shoqërisë Civile në Gjilan ku aktualisht bëjnë pjesë 12 organizata të cilat në të cilat ka përfshirje prej 5000 anëtarësh. Ky rrjet është në zgjerim e sipër. Përpiqem të kaloj kohë edhe me shoqëri, biseda dhe debate, në rrethe të ndryshme shoqërore. Po ashtu, edhe leximi ku në opusin e librave të mi, përfshihen ato për të dejtat e njeriut dhe barazinë gjinore. Por këto ditë po lexoj një libër tepër interesant, në stilin e vet tepër origjinal edhe pse paksa pesimistik por realist deri në fund, bëhet fjalë për librin “Ujku i Stepës” të Herman Hesses. Njeriu mbase, ndonjëherë duhet të ndalet së kërkuari gjërat e nalta dhe të vërteta, por duhet t’i shijoj ato që i ka, kënaqësitë e vogla dhe përditshmërinë e tij. Në këtë sens po merrem edhe me një projektim biznesi personal.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark