×
  • Lajme
  • Insajderi

    Intervistimi i Parim Ollurit, Kryeprokurori detyron prokurorët që të shmangin çfarëdo veprimi hetimor ndaj gazetarëve

    Insajderi
    21 April 2021 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka lëshuar udhëzim detyrues për të gjithë prokurorët, ku detyrohen prokurorët që të shmangin ndërmarrjen e çfarëdo veprimi hetimor ndaj mediumeve apo gazetarëve, që në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarisë do t’i detyronte gazetarët apo profesionistet e tjerë të medias të zbulojnë burimet e informacionit.

    Lajmi është bërë i ditur pas takimit që Lumezi ka pasur me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, për të adresuar ngjarjet e fundit lidhur me mbrojtjen e burimeve të gazetarisë nga hetimet penale. 

    Udhëzimin detyrues Lumezi e ka ndarë edhe me Mehmetin.

    “Udhëzimi gjithashtu ua rikujton prokurorëve që, sipas ligjit, gazetarët nuk mund të ndiqen penalisht në rastet kur e shfrytëzojnë të drejtën e heshtjes lidhur me burimet e tyre të informacionit”, thuhet në njoftimin për media, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kryeprokurori i Shtetit poashtu ka kërkuar nga të gjithë prokurorët që ta njoftojnë para se të ndërmarrin ndonjë veprim hetimor ndaj gazetarëve apo profesionistëve të medias.

    Ky takim ka ndodhur pas intervistimit të Parim Ollurit, drejtorit të Insajderit, të cilit i është kërkuar burimi i infomacionit pas shkrimit që gazeta ka publikuar të premten.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark