×
  • Lajme
  • Insajderi

    Investimi 41 milionësh në Rrugën e Kombit – planifikohet edhe 35 mln tjera

    Insajderi
    23 October 2020 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Rrugën e Kombit për punime ndërtimi dhe rehabilitimi janë akorduar 41 milionë euro investime ndërsa për mirëmbajtje rutinë dimërore të rëndë 15 milionë euro.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau sot pamje nga të gjitha investimet që janë kryer në Rrugën e Kombit, ku planifikohen të investohen 35 milionë euro deri në fund të vitit 2021.

    “Mirëmëngjesi dhe me këtë spektakël të punës së pandalshme për ta kthyer Rrugën e Kombit nga një rrugë të lënë rrugëve, burim aksidentesh, rrëshqitjesh masive gurësh e dheu, segment rreziqesh e vonesash në dimër, në një rrugë me standarde europiane sigurie, mirëmbajtjeje, qarkullimi normal në diell e në borë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

    Konkretisht kanë mbaruar punimet në nyjën e re të Kalimashit, ku janë realizuar edhe 4.6 km rrugë të reja.

    Po ashtu është realizuar rehabilitimi i skarpatës km 50+700, pyllëzim dhe veshje skarpatesh me 40 mijë rrënjë pemë, mur gabioni 2500 m3; gërmim në shkëmb 580 000 m3.

    Është realizuar edhe rehabilitimi i urës ekzistuese Kukës, si dhe ura e re e Kukësit ku janë kryer gërmim në shkëmb 270 mijë m3, gërmim për këmbët e urës 10 mijë m3.

    Po ashtu janë disa nyje rrugore të realizuara si nyja e re Bardhoc me 3.2 km rrugë të reja; nyja e re Bardhoc 1 me 3 km rrugë të reja dhe 12 mijë pemë të mbjella; nyja e re Rexhal me 3.4 km rrugë të reja; nyja e re Mamëz me 3.8 km rrugë të reja; nyja e re Morinë Fshat me 1 km rrugë të reja; nyja Kukës rehabilitim; nyja e re Gjegjan me 2.5 km rrugë të reja.

    Po ashtu është realizuar rehabilitimi i pikës kufitare Morinë dhe 0.8 km rrugë të reja.

    Në kuadër të këtyre investimeve është realizuar edhe ndriçimi i 17 nyjave të reja dhe ekzistuese.

    Po ashtu janë kryer punime për rehabiltimin e impianteve në tunelin e Kalimashit me vlerë 1.2 milion euro, instalim i sistemit të informimit dhe monitorimit, si dhe mirëmbajtje dimërore dhe rutinë/ATSH.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark