Fakti që është një prej artistëve më të pëlqyer të skenës muzikore shqiptare ka bërë që Noizy të jetë shumë mirë financiarisht viteve të fundit.
Koncertet që shpesh rezervohen në dy mbrëmje brenda një date e bizneset tjera anësore i kanë ofruar reperit nga Shqipëria një komoditet të lartë financiar.
Por, nëse mendoni se totali i kapitalit investohet në makina të shtrenjta, ora, veshje apo aspekte tjera të jetës luksoze, gaboheni!
Noizy me veprimin e fundit ka dëshmuar se është një ekonomist i mirë kur është puna tek investimet.
Lideri i grupit OTR ka nisur ndërtimin e studios së re muzikore në të cilën pritet të vazhdojë avazin e ‘vjetër’ të krijimit të hiteve, raporton Prive.
Në një lokacion e objekt krejtësisht të ri, reperi mësohet se ka investuar jo pak në fjalën e fundit të teknologjisë e detajet tjera përcjellëse për ambientin ku bashkë me grupin do të kalojë shumë kohë.
Pamjet e para nga konstruksioni i studios, reperi i ka ndarë në rrjetet sociale nën paralajmërimin se shumë shpejt, ajo do jetë e gatshme për t’u përdorur.