×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Isa Mustafa e ka pasur programin më të mirë qeverisës në Kosovë”

    Insajderi
    13 May 2021 - 21:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Pejës dhe njëherit edhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se ish-kryeministri Isa Mustafa ka pasur programin më të mirë qeverisës në Kosovë.

    Duke komentuar programin e tanishëm të VV-së, ai tha se nuk ofron asgjë të re në krahasim me programet e kaluara.

    Isa Mustafa ka qenë kryeministër i Kosovës gjatë viteve 2014-2017, derisa atë kohë kishte qeverisur në koalicion me PDK-në.

    ‘’Isa Mustafa e ka pasur programin më të mirë qeverisës në Kosovë’’, tha Muhaxheri.

    Ndërsa Muhaxheri thotë  se Qeveria Kurti 2 sapo ka nisur punën dhe është në muajin e mjaltit, ndërsa LDK-ja nuk po dëshiron që të ua prish këtë muaj.

    “Qeveria sapo ka nis punën dhe është në muajin e mjaltit, ndërsa ne nuk po dojmë pak me jau prish këtë muaj të mjaltit, po presim që thotë populli me ja lshu lakin pak ma gat tani lidhet vet në lak të vetin”, tha Muhaxheri në Pressing.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark