×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Isa Mustafa flet per Insajderin pasi Kurti insistoi në letrën që Mogherini ia kishte dërguar atij me 2015 për Asociacionin

    Insajderi
    19 March 2023 - 13:16

    Letra e ish-Përfaqësueses së Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherinit, dërguar ish-Kryeministrit Isa Mustafa se në asnjë mënyrë Asociacioni i Komunave të banuara me shumicë serbe “nuk do jetë pushtet i tretë ose i ndërmjetëm” dhe se si i tillë “nuk do të kishte kompetenca ekzekutive” ka qenë karta kryesore të cilën Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka paraqitur dje në takimin trepalësh në Ohër për çështjen e Asociacionit, shkruan Insajderi.

    Në lidhje me këtë, Isa Mustafa është deklaruar për Insajderin se Kurti kaherë ka qenë në dijeni për një gjë të tillë, ndonëse në Kuvendin e Kosoves ai e shënjestron Mustafën si dikush që solli Zajednicën. Megjithatë, tashmë Kurti thirret saktësisht në garancat dhe argumentet e vetë ish-Kryeministrit Mustafa.

    “Z. Kurti i ka ditë këta gjëra edhe në kohën kur njerëzit e tij ma sulmonin shtëpinë me bomba molotovi, kur e sulmonte ndërtesën e qeverisë dhe të Kuvendit. Unë atëherë kisha marrë garancione kredibile që Asociacioni të jetë në harmoni me Kushtetutën. Ishte çelësi që dekreti që përfshinte edhe statutit ti dorëzohet Gjykatës Kushtetuese në shqyrtim dhe kur ajo e vlerëson se është në rregull, atëherë themelohet asociacioni”, tha Mustafa për Insajderin.

    “Sikurse edhe letra e znj. Mogerini se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë pushtet i tretë. Për këtë ishte pajtuar edhe z. Vuçiq. Sepse donim të arrinim diçka që funksionon, që është me ligj dhe Kushtetutë dhe që nuk i mashtrojmë as shqiptarët e as serbet. Që na mundëson të ecim drejt marrëveshjes finale dhe njohjes. Tani nuk e di se a do të funksionoj kjo në këto rrethana”, u shpreh Mustafa.

    Foto: Letra e Federica Mogherinit drejtuar Isa Mustafës

    Vuçiq tha janë tri shtylla përmes të cilave për Kryeministrin e Kosovës ky Asociacion do të ishte i bëshëm. Së pari bazuar në Kushtetutën e Kosovës; së dyti në deklaratën e Federica Mogherinit për Isa Mustafën (ku BE garantonte që Asociacioni nuk do të kishte kompetenca ekzekutive dhe nuk do të përbënte shtyllë të tretë të pushtetit në Kosovë); dhe, së treti, sipas kërkesës në letrën autoriale të Derek Chollet dhe Gabriel Escobar botuar më 31 janar, ku gjithashtu garantohet që ky Asociacion do të jetë plotësisht në pajtim me parametrat e përcaktuara nga aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese në dhjetor të vitit 2015, shkruan Insajderi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark