×
  • Lajme
  • Insajderi

    Isa Mustafa për Haxhi Avdylin: Me u marrë me të, si me u marrë me jashtëqitjet

    Insajderi
    23 June 2022 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot ka kritikuar Vjosa Osmani, duke e cilësuar si njërën nga bllokuesit e liberalizimit të vizave për Kosovën.

    Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Osmani së bashku me disa të tjerë në qeverinë e Kosovës do të duhej të mos flisnin për liberalizimin e vizave.

    “Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Brukse. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut!”, ka thënë Mustafa.

    Për këtë deklaratë ndaj Mustafës, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, i cili e ka cilësuar Mustafën si shkatërrues të LDK-së dhe fajtor se pse Kosova renditet si njëra nga vendet më të korruptuara.

    “I paftyri që iku nga politika, akoma po flet e moralizon. Ai cili do mbahet mend vetëm për koalicionet e natës me PDK-në përkundër që LDK kishte vendime tjera, shtiret e qan me lot krokodili. Ai që do hyn në historinë si shkatërruesi i LDK-së, flet për liberalizim e do mbahet mend për Asociacion. Sot që Kosova ishte në fund të listës së vendeve më të korruptuara, në fund të listës së lirisë së fjalës e lirive politike një pjesë të meritës e ka Isa Mustafa dhe partneri tij PDK”, ka thënë Avdyli.

    Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ashpër ish-kryeministri i Kosovës. Përgjigja e Mustafës ndaj deklaratave të deputetit të VV-së ishte e shkurtër. ku tha se:

    “Me u marrë me Haxhi Avdylin është si me u marrë me jashtëqitjet”, deklaroi ai për lajmi.net.

    Me ish-kryeministrin Mustafa kanë polemizuar edhe nga Zyra e Presidencës. Këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina, duke e akuzuar për paaftësi në qeverisje, si dhe për çështje të liberalizimit të vizave.

    “Mustafa, ju fatkeqësisht uruat para kohës [liberalizimi i vizave]. Ju fatkeqësisht ushqyet shpresën e rreme për qytetarë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark