×
Zgjedhjet 2021

Isa Mustafa pyetet nëse Vjosa Osmani ndikoi në humbjen e LDK-së, kjo është përgjigja e tij

Insajderi
15 February 2021 - 14:58

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ende nuk është nxjerrë ndonjë konstatim në lidhje me ndikimin e mundshëm të Vjosa Osmanit në humbjen e LDK-së.

Mustafa ka deklaruar se LDK-ja ndodhet në një situatë në të cilën nuk ka qenë asnjëherë më parë.

“Unë nuk mund ta shpjegoj sepse kemi një gjendje që nuk e kemi sprovuar akoma, dhe nuk e kemi pasur kurrë. Mbetet çështje e frymës, mbetet vullnet i qytetarëve. Nuk kisha dashur të komentojë më shumë”, ka thënë Mustafa.

Mustafa njoftoi se sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë dhe ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor të LDK-së, në të cilin do të zgjedhet kryetari i ardhshëm i LDK-së.

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark