Roma është futur në garë për lojtarin spanjoll të Real Madrid, Isco.
Siç raportojnë mediat spanjolle, drita jeshile mund të vijë javën e ardhshme. Prej disa kohësh nuk është më në planet e “Los Blancos”, ku lojtari kërkon hapësira për të luajtur dhe një vend titullari. Jorge Mendes, i cili është agjenti i Jose Mourinhos dhe vetë Isco-s, garanton për operacionin, raporton “Gazzetta dello Sport”.
Newcastle gjithashtu është i interesuar pas Isco, por fantazisti spanjoll do të preferonte Romën si destinacionin e tij të ardhshëm.