×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-aktivisti i VV-së ia kujton Kurtit kohen kur Ali Krasniqi e ruante në mot të ftohtë që të mos binte në duart e policisë

    Insajderi
    16 July 2021 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asamblisti i PSD-së, Blerim Maqastena ka shkruar për arrestimin e babait të Frashër Krasniqit, Ali Krasniqit në aksionin e sotëm të kësaj partie.

    Maqastena ka shkruar se ishte pikërisht Ali Krasniqi ai që e kishte ruajtur Albin Kurti në mot të ftohtë përderisa kryeministri i tanishëm kishte qëndruar brenda natën e 14 janari 2012 në Podujevë.

    Policia e Kosovës sot ka arrestuar dhunshëm aktivistët e PSD-së, përfshirë edhe babain e Frashër Krasniqin, Ali Krasniqi.

    “Albin vs Xhelal keni pushtet po njerzillak piken nuk e keni. Ky plaku që ja keni ndersy policinë me malltretu është Ali Krasniqi. Albin naten 14 Janarit 2012 në Podujevë kur policia nuk na la vend askund, qeky Alia te ka ruajt para dere në të ftoht e ti ke qendru mbrenda”, ka shkruar Maqastena.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark